Hoti: Dega e presidentit Rugova ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së

Hoti: Dega e presidentit Rugova ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së

Zgjedhjet 2021 January 19, 2021 - 21:15

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dega e presidentit historik Ibrahim Rugova, ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka theksuar se nëpër çdo degë ka parë energji pozitive dhe mobilizim nëpër struktura.

“Dega e Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së. Nëpër çdo degë, kam parë energji shumë pozitive dhe mobilizim nëpër struktura”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Hoti thotë se Lista e LDK-së ka njerëz me integritet dhe profesionalizëm të lartë.

“Nëpër çdo degë, kam parë energji shumë pozitive dhe mobilizim nëpër strukutura.

Lista e LDK-së, ka njerëz me integritet dhe profesionalizëm të lartë, prandaj është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ai./Zëri