Abrashi: LDK-ja e ka diasporën pjesë përbërëse të ADN-së partiake

Abrashi: LDK-ja e ka diasporën pjesë përbërëse të ADN-së partiake

Zgjedhjet 2021 January 19, 2021 - 21:33

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se LDK-ja e ka diasporën pjesë përbërse të ADN-së partiake, raporton Zeri.info

Abrashi, në llogarinë e tij në "Facebook" theksoi se janë dukë bashkëpunuar me veprimtarët e LDK-së në diasporë, të cilët sipas tij, janë bashkëhisedarë në të gjitha përpjekjet edhe arritjet e Kosovës për liri e pavarësi.

"Jemi duke bashkëpunuar fuqishëm me veprimtarët e LDK-së në diasporë, të cilët janë bashkëhisedarë në të gjitha përpjekjet dhe arritjet tona për liri e pavarësi. Jo vetëm në kohë zgjedhjesh, por që nga themelimi e deri më sot, LDK, diasporën e ka pjesë përbërëse të DNAs partiake. Dje, punuam për të krijuar shtetin tonë, sot jemi së bashku për ta zhvilluar Kosovën", ka shkruar ai. /Zëri