Pas sondazhit të fundit, Bislimit të LVV-së sërish i ikën gjumi

Pas sondazhit të fundit, Bislimit të LVV-së sërish i ikën gjumi

Zgjedhjet 2021 January 19, 2021 - 23:26

Një sondazh i fundit i realizuar nga Kolegji “Riinvest” e nxori Lëvizjen Vetëvendosje fituese absolute të zgjedhjeve me 54.1 për qind, raporton Zeri.info

Parti e dytë, sipas sondazhit, doli PDK me mbi 14 për qind, ndërsa e treta LDK me rreth 10 për qind. Nisma, sipas po të njëjtit sondazh, është larg pragut prej 5%.

E pas publikimit të këtij sondazhi, nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi në mënyrë ironike ka pyetur “a po e kuptoni tani pse gjumi është luks”.

“54.1% e votave përkthehet ne 62.7 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa përfshirë votat e mërgatës! A po e kuptoni tani pse gjumi është luks?”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi që para disa javësh ai kishte thënë se mbështetja për LVV-në po rritet aq shumë, sa që po ka probleme me gjumë.

Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh anëtar i LVV-së, Agim Bahtiri ka komentuar sondazhin e fundit të Riinvest-it.

Bahtiri theksoi se deri në ditën e zgjedhjeve do të mobilizohen më shumë dhe fitorja do të jetë edhe më e madhe.

“Sondazhi i Kolegjit Riinvest për TV Dukagjini tregon se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë mbi 54% të votave. Deri ditën e zgjedhjeve do të mobilizohemi edhe më shumë dhe fitorja do të jetë edhe më e madhe. Me Albinin Kryeministër!”, ka shkruar Bahtiri në “Facebook”. /Zëri