Gërvalla- Schwarz tregon pse iu bashkua listës së LVV-së

Gërvalla- Schwarz tregon pse iu bashkua listës së LVV-së

Zgjedhjet 2021 January 19, 2021 - 23:35

Kandidatja e VV-së për deputete, Donika Gërvalla ka treguar arsyen pse i është bashkuar listës së këtij subjekti.

Ajo thotë se arsyeja që janë shkrirë në VV së bashku me Vjosa Osmanin, nuk do të thotë se janë nënshtruar.

“Kjo tema e nënshtrimit është pak qesharak. Gjithkush që ka pasur rast me mua personalisht apo zonja Osmanin e dinë që nuk jemi tipa të nënshtrimit. As nuk nënshtrohet ajo as unë. Pikërisht që jemi tipa që nuk nënshtrohemi na kanë flakë nga LDK. Pse me VV-në në ajo është realitet. Është shpresë që më në fund vendi të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni. Pse po e përsërisë kaq shumë këtë. Sepse emëruesi i përbashkët është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit. VV dhe lista e Vjosës me 15 persona janë të vetmit që mund të  luftojnë krimin”, tha ajo në emisionin DPT te Fidani në T7.