Zëdhënësi i PDK-së çuditet me sondazhin e fundit: Janë rritur LVV-ja dhe Lista Serbe

Zëdhënësi i PDK-së çuditet me sondazhin e fundit: Janë rritur LVV-ja dhe Lista Serbe

Zgjedhjet 2021 January 19, 2021 - 23:58

Sondazhi i fundit i realizuar nga Kolegji “Riinvest”, në bazë të së cilit fituese absolute e zgjedhjeve të 14-shkurtit do jetë LVV-ja me 54.1%, ka bërë që të reagojë zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

Sipas tij, ky sondazh ka një defekt matematikor, përcjell Zeri.info.

“Një defekt matematikor në sondazhin e VV-së (RTV-D). Lista Serbe edhe Lëvizja Vetëvendosje po “shenojnë” rritje enorme sipas këtij “sondazhi”. Nuk e di a është rastësi apo thjeshtë rezultat i mashtrimit me numra, por, korelacioni megjithatë egziston”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas tij, sa më e madhe LVV-ja, aq më i madh është ndikimi i Serbisë në Kosovë.

“Sa ma e madhe LVV-ja, aq më i madh ndikimi i Serbisë në Kosovë. E këtu nuk kemi nevojë për hulumtime!”, ka shkruar ai.

Sipas këtij sondazhi, parti e dytë doli PDK me rreth 15 për qind, ndërsa e treta LDK me pak mbi 10 për qind. Lista Serbe ka 5%, ndërsa Nisma, sipas po të njëjtit sondazh, është larg pragut prej 5%. /Zëri