Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Inspekcioni në Podujevë i dënon të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime
Foto ilustruese

Inspekcioni në Podujevë i dënon të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime

Zgjedhjet 2021 February 28, 2021 - 14:31

Të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë, janë dënuar sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Gjobat janë shqiptuar për shkeljen e masave anti-COVID.

Njoftimi i plotë:

Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS /Nr.3/25 GUSHT 2020, PRISHTINË – LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS- Neni 25), gjatë tubimeve elektorale për gjitha subjektet politike, për;

-Lëvizjen VETËVENDOSJE! (LVV)

-Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)

-Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)

-Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)