Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Vazhdon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati aktual sipas partive

Vazhdon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati aktual sipas partive

Zgjedhjet 2021 March 01, 2021 - 12:09

Deri në orën 10:00, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, janë numëruar 5116 vota me kush dhe rreth 2800 vota të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultatit të deritanishëm, edhe në këto vota po prin Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka 2230 vota, ndërsa pas saj radhitet PDK-ja me 1134 vota, transmeton “Zeri.info”.

AAK-ja ka marrë 695 vota, ndërsa LDK-ja 491 vota. Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

KQZ-ja gjatë ditës pritet të dalë me një konferencë për media në lidhje me këtë proces. /Zëri