Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Numërohen 10 mijë vota me kusht, gjysma e tyre shkojnë për Vetëvendosjen

Numërohen 10 mijë vota me kusht, gjysma e tyre shkojnë për Vetëvendosjen

Zgjedhjet 2021 March 01, 2021 - 15:05

Nga 10 mijë vota sa janë numëruar deri tash në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, gati gjysma prej tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve deri më tani janë numëruar 10 mijë e 353 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta.

Në votat e numëruara prin Lëvizja Vetëvendosje, me 4 mijë e 977 vota, e dyta me radhë është Partia Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 838 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 130, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 69 vota.

Në orën 17:00 në QNR pritet të mbahet një konferencë për media nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë proces. /Zëri

Image