Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Matematika e fundit me votat e diasporës: Kaq deputetë merr secila parti

Matematika e fundit me votat e diasporës: Kaq deputetë merr secila parti

Zgjedhjet 2021 March 02, 2021 - 14:55

Opinionisti Bleron Baraliu ka dhënë parashikimin e fundit sa u përket ulëseve që do të marrin subjektet politike në legjislaturën e re.

Në një shkrim në “Facebook”, Baraliu ka thënë se Vetëvendosja mund t’i marrë 58 deputetë në rast se ruan 58% të votave të diasporës.

Baraliu thotë se për t’i marrë LVV-ja 59 deputetë i duhet të sigurojë mbi 89% të votave të diasporës.

Së pari, sipas tij, bie numri i deputetëve të AAK-së, pastaj i bie PDK-së, derisa në fund LDK-ja.

“Sipas llogaritjeve te mia para 14 shkurtit (të diskutuara në Pressing - T7 me 18.2) diaspora do te ketë 55k vota me 71.4% për VV, por si duket deri tani mund te dale edhe me larte. Sidoqoftë, 57 apo 58 duket te jete fundi nëse nuk kemi befasi ne çastet e fundit nga numërimi i diasporës”, ka thënë ai. /Express

Image