Të dhënat e fundit të numërimit të votave nga diaspora

Të dhënat e fundit të numërimit të votave nga diaspora

Zgjedhjet 2021 March 02, 2021 - 23:29

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, sipas përditësimit të fundit, ka arritur t’i numërojë 25,798 vota të ardhura me postë nga diaspora.

Nga ky total, Vetëvendosja ka arritur t’i marrë 19,626 vota.

Ndërkaq, LDK-ja (2173) është e dyta me pak vota përpara PDK-së (2120).

AAK-ja, nga kjo kategori e votave, i ka marrë 855 sosh, derisa Nisma 200, shkruan Gazeta Express.

Me përfundimin e numërimit të votave me postë, KQZ do të publikojë rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.