Listat e plota garuese të partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Mbrëmë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që do të mbahen më 28 dhjetor.
Secila parti veç e veç ka publikuar listat garuese.
Në top-dhjetëshen e parë të LVV-së janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwartz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari, Hajrulla Çeku, Shqipe Mehmeti-Selimi.

10 të parët në PDK janë: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi-Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari, Kujtim Gashi.

Në LDK të parët janë: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Anton Quni, Jehona Lushaku Sadriu, Ferid Agani, Ukë Rugova.

Ndërsa në AAK në top 10-she janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj, Agim Çeku.

Te Nisma: Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi, Endrit Shala, Albulena Balaj Halimaj, Artan Nimani, Çerkin Dukolli, Jehona Rrafshi Lumi, Nehat Mustafa.
