KEDS-i me plan për furnizim të pandërprerë më 28 dhjetor: Afër secilit vendvotim do të ketë ekipe për ndërhyrje
Foto: Laura Hasani

KEDS-i me plan për furnizim të pandërprerë më 28 dhjetor: Afër secilit vendvotim do të ketë ekipe për ndërhyrje

Zgjedhjet 2025 December 26, 2025 - 15:19

KEDS-i, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se janë takuar me zyrtarë të KQZ-së për të diskutuar rreth ditës së zgjedhjeve.

KEDS-i ka treguar se për ditën e zgjedhjeve do të angazhohen mbi 1 mijë punëtorë për t’u kujdesur për ndonjë prishje të mundshme.

Postimi i plotë:

Pas takimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS-i ka finalizuar planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën, 28 dhjetor 2025, në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

KEDS bën të ditur se:

Do të angazhohen gjithsej 1.049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin;

Në secili vendvotim (949) do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme;

Do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale;

Ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit;

Kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit.

KEDS-i mbetet i përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuuar në zhvillimin normal të procesit zgjedhor.