Zogaj i LDK-së prezanton planin ekonomik: Rritje 5–7 për qind dhe investime kapitale
Foto: Laura Hasani

Zogaj i LDK-së prezanton planin ekonomik: Rritje 5–7 për qind dhe investime kapitale

Zgjedhjet 2025 December 26, 2025 - 15:25

Sipas Alban Zogajt, programi ekonomik i LDK-së synon rritje ekonomike prej 5 deri në 7 për qind gjatë katër vjetëve.

Ai ka deklaruar se buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro në fund të mandatit të parë.

Zogaj ka shtuar se investimet kapitale do të jenë mbi 1 miliard euro në vit, ndërsa një nga vendimet e para do të jetë rritja e koeficientit të pagave.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj.