Hapen vendvotimet
Foto: Laura Hasani

Hapen vendvotimet

Zgjedhjet 2025 December 28, 2025 - 07:00
Nis votimi në Kosovë

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovës, ora 07:00 e mëngjesit janë hapur vendvotimet në qendrat zgjedhore në komunat e Kosovës.

I pari që hodhi votën është kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, i cili si rëndom votën e tij e hedh në qytetin e Pejës, përkatësisht në shkollën e mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit”, atje ku edhe e ka qendrën e votimit, shkruan Zeri.info.

Image

Theksojmë se, rreth dy milionë qytetarë të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diel) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se “përgatitjet janë përmbyllur që votimi të zhvillohet në 910 qendra gjithandej Kosovës”.

Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen “para orës 20:00”.

Të drejtë vote kanë 1,999,024 persona. /Zëri