Kreshnik Radoniqi shpjegon procedurën e votimit me asistencë
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ishte ndër të parët që votuan sot në Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe shpjegoi mënyrën se si do të asistohen votuesit që kanë nevojë për ndihmë.
Derisa shpjegoi votimin me asistencë, edhe për ata që nuk dinë shkrim dhe lexim.
“Çdo person që ka nevojë për asistim duhet të paraqes një dokument përkatës që e dëshmon se ai nuk ka mundësi të votojë vet? Çka nënkuptojmë me këtë. Varësisht prej nevojave të qytetarëve, duhet ta dëshmojnë ndonjë dokument përkatës që e dëshmojnë këtë. Për personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk ka rregulla. Ligji këtë kategori ne vitin 2023 e ka largu, sa i përket KQZ-së ne kemi një procedurë standarde, këta persona asistohen deri te kutia e votimit, mund të komunikojnë por votën duhet ta vendosin vet”, tha Radoniqi