KQZ-ja jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet e 7 qershorit
Zgjedhjet 2026
June 01, 2026 - 11:12
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzimet për procesin zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.
KQZ-ja ka bërë të ditur mënyrën sesi qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin ditën e zgjedhjeve.
Ja si të plotësoni fletëvotimin:
1. Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme
2. Në anën e majtë shënjoni vetëm një subjekt politik
3. Në anën e djathtë shënjoni deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politik
4. Paloseni fletëvotimin dhe vendoseni në kutinë e votimit.