Kurti: Bashkë me partinë Guxo, për t’i luftuar padrejtësitë dhe korrupsionin
Foto: Facebook

Kurti: Bashkë me partinë Guxo, për t’i luftuar padrejtësitë dhe korrupsionin

Zgjedhjet 2026 June 04, 2026 - 15:38

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se edhe në këto zgjedhje partner të koalicionit e kanë partinë Guxo.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar për një nga tubimet e mbajtura në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti ka thënë se janë bashkë për ndërtimin e një shteti të drejtë, të zhvilluar dhe demokratik.

“Jemi bashkë për shtet për krejt, për të luftuar padrejtësitë dhe korrupsionin, rritur ekonominë, shtuar punësimin dhe investuar për më shumë rrugë, hekurudha e diga. Këtë të diel, krejt për fitoren e radhës, me rekord të ri, e vendimtare për të ardhmen e vendit”, shkroi Kurti.