KQZ: Votimi familjar është i ndaluar, përbën vepër penale
Zgjedhjet 2026
June 05, 2026 - 15:45
Në kuadër të fushatës informuese për procesin zgjedhor të së dielës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka rikujtuar qytetarëve se votimi familjar është i ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KQZ-ja thotë se vota është personale dhe e fshehtë.
“Votimi familjar është i ndaluar! Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë”, theksohet në njoftim.
Kosova voton më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa të drejtë vote kanë 2 milionë e 92 mijë e 174 votues.