Ora 18:00, dalja në zgjedhje 29%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime, sipas të cilave deri në përditësimin e fundit kanë votuar 573.825 qytetarë, nga gjithsej 1.959.962 votues të regjistruar në listën e votuesve.
Sipas këtyre të dhënave, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 29,28 për qind.
KQZ-ja ka bërë të ditur se janë procesuar të dhënat nga 2.494 prej 2.498 vendvotimeve, që përbën 99,84 për qind të totalit të vendvotimeve në nivel vendi.
Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kur pjesëmarrja në të njëjtën periudhë ishte 38,63 për qind, këtë herë vërehet një dalje dukshëm më e ulët e qytetarëve në votime, transmeton Zeri.info.
Rreth 28%, dalja në zgjedhje deri në orën 17:00
546.185 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 17:00.
Sipas të dhënave nga KQZ-ja, dalja në zgjedhje, kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e qendrave të votimit, është 27,87%, transmeton Zeri.info.
Krahasuar me periudhën e njëjtë në zgjedhjet e kaluara më 28 dhjetor 2025, ka rënie për më shumë se 10% të daljes në zgjedhje, pasi në dhjetor dalja deri në orën 17:00 ishte 38,63%. /Zëri