Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe
Foto: Laura Hasani

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 16:08

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, përmes një videomesazhi është deklaruar lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot në vend.

Rudolph ka thënë se nga ajo çfarë kanë parë deri tani “gjithçka duket e qetë dhe po zhvillohet pa problem”.

‘’Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë’’, ka deklaruar ai.