Mbi 36 për qind, dalja e qytetarëve në zgjedhjet e sotme
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 19:41
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit rreth daljes së qytetarëve në zgjedhjet e sotme në vendin tonë, shkruan Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, nga 98,64 për qind e vendvotimeve të proceduara, daja e qytetarëve është 36,41 për qind, ose 713 mijë e 562 votues.
KQZ-ja bën të ditur se kanë mbetur edhe 32 vendvotime pa u procesuar në uebfaqen zyrtare.
KËTU mund t’i ndiqni në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën këtë të diel (sot) në Kosovë. /Zëri
