LDK-ja, e para vetëm në Istog

LDK-ja, e para vetëm në Istog

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 20:45

Lidhja Demokratike e Kosovës, është duke prirë me vota vetëm në një komunë.

Sipas rezultateve të deritanishme kur janë numëruar mbi 67%, LDK-ja është e para vetëm në Komunën e Istogut, transmeton Zeri.info.

LDK-ja në Istog ka 38,84% të votave, derisa e dyta është LVV-ja me 36%.

Në nivel vendi LDK-ja aktualisht ka 17,95% apo 78,841 Vota dhe radhitet si partia e tretë. /Zëri

Image