Albulena Haxhiu: Nis faza e numërimit, çdo votë duhet trajtuar me përgjegjësi
Foto: Laura Hasani

Albulena Haxhiu: Nis faza e numërimit, çdo votë duhet trajtuar me përgjegjësi

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 19:50

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit, duke theksuar se procesi zgjedhor tash hyn në fazën vendimtare të numërimit të votave.

Ajo ka deklaruar se çdo votë përfaqëson zërin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe profesionale.

Haxhiu u ka bërë thirrje personave përgjegjës për procesin e numërimit që të angazhohen me përkushtim dhe vigjilencë, me qëllim të ruajtjes së integritetit të zgjedhjeve dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve.

“Ju uroj shumë suksese dhe punë të mbarë, në mënyrë që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve”, theksoi ajo. /Zëri