Fillon procesi i ankesave në PZAP, Radoniqi jep detaje
Foto: Laura Hasani

Fillon procesi i ankesave në PZAP, Radoniqi jep detaje

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 19:57

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi është deklaruar pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një konference për media, Radoniqi tha se procesi zgjedhor në vendin tonë ka shkuar në rregullv.

“Duke u mbështetur në komunikimet dhe raportimet që kemi pranuar gjatë gjithë ditës nga terreni, sipas vlerësimeve preliminare procesi zgjedhor në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të rregullt. Deri në këtë kohë që flasim, nuk janë evidentuar incidente që do të mund të cenonin integritetin, besueshmërinë apo mbarëvajtjen e procesit”, tha ai.

Sipas Radoniqit, nga të dhënat e prej 98 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00, është 712 mijë e 148 votues, apo 36.33%.

Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishin votuar 44.99% e votueseve.

Ai ndër të tjera u bëri thirrje komisionerëve që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi të plotë.

Ndërsa afati 48-orësh për paraqitjen e ankesave në PZAP ka filluar nga ora 19:00 lidhur me votimin e sotëm.