Numërohen të gjitha votat, LVV-ja prin me 42,91 për qind
Foto: Laura Hasani

Numërohen të gjitha votat, LVV-ja prin me 42,91 për qind

Zgjedhjet 2026 June 08, 2026 - 10:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar të gjitha votat e rregullta, shkruan Zeri.info.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me 299 mijë e 152 vota, ose 42,91 për qind.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me gjithsej 147 mijë e 220 vota, ose 21,12 për qind.

E treta në këto zgjedhje është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 17,58 për qind, ose 122 mijë e 575 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të mbledhë 49 mijë e 917 vota, ose 7,16 për qind.

Theksojmë se në këto rezultate janë nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës. /Zëri

Image