Rreth 80% e votave të numëruara, pa ndryshime të mëdha në 20-shen e parë të PDK-së

Rreth 80% e votave të numëruara, pa ndryshime të mëdha në 20-shen e parë të PDK-së

Zgjedhjet 2026 June 10, 2026 - 21:55

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhduar.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar rreth 80 për qind e votave të kandidatëve, ndërsa nga gjithsej 2,498 vendvotime, procesi është përfunduar në 1,963 prej tyre.

Rezultatet paraprake tregojnë se nuk ka ndryshime të mëdha në renditjen e 20 kandidatëve më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në krye të listës vazhdon të jetë Bedri Hamza me 94,154 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda me 58,168 vota dhe Arian Tahiri me 50,313 vota.

Kjo është 20-shja më e votuar e PDK-së:

Bedri Hamza – 94,154 vota

Përparim Gruda – 58,168 vota

Arian Tahiri – 50,313 vota

Uran Ismaili – 45,323 vota

Sala Jashari – 31,624 vota

Vlora Çitaku – 31,251 vota

Ganimete Musliu – 24,443 vota

Arben Mustafa – 21,873 vota

Mërgim Lushtaku – 21,566 vota

Enver Hoxhaj – 21,374 vota

Rrahman Rama – 20,822 vota

Elmi Reçica – 18,215 vota

Jakup Nura – 17,813 vota

Altin Krasniqi – 17,146 vota

Besa Kabashi Ramaj – 16,986 vota

Fadil Demaku – 16,780 vota

Eman Rrahmani – 16,585 vota

Bekim Haxhiu – 15,693 vota

Artan Behrami – 15,338 vota

Blerta Deliu Kodra – 14,999 vota