Lladrovci: Sovrani sot do të përcaktojë se kush do t’i përfaqësojë për katër vjet

Lladrovci: Sovrani sot do të përcaktojë se kush do t’i përfaqësojë për katër vjet

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:05

Ramiz Lladrovci ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Ai në rrjetin social ka shkruar se "pas një fushate të shkëlqyer zgjedhore, jemi para sovranit, për votën e cila do të jetë përcaktuese e qeverisjes së ardhme katërvjeçare në komunën e Drenasit".

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Qytetarë të Drenasit, Pas një fushate të shkëlqyer zgjedhore, jemi para sovranit, për votën e cila do të jetë përcaktuese e qeverisjes së ardhme katërvjeçare në komunën e Drenasit. Sot, jemi te burimi i demokracisë, te vota qytetare, e lirë dhe demokratike. Pres nga të gjithë ju me të drejtë vote, ta kryeni obligimin qytetar dhe kushtetues. Qytetarë, Unë votova, dilni votoni, zgjedhin kryetarin dhe asamblisten ose asamblistin që do të përfaqësoj më së miri vullnetin dhe prioritetet tuaja. Suksese!