![KQZ-ja cakton datat e votimit me postë për komunën e Dragashit](/uploads/zeri.info/images/2021/November/25/auto_auto_auto_auto_auto_auto_QNR-Numerimi-i-votave150943330115099914061572338050161531321016349960551637858811.jpg)
KQZ-ja cakton datat e votimit me postë për komunën e Dragashit
Zgjedhjet Lokale 2021
November 25, 2021 - 17:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.
Gjykata Supreme sot ka marrë vendim që procesi i votimit nga jashtë Kosovës për komunën e Dragashit të përsëritet. /Express