Ibrahimi: Kosova ka krijuar traditë për organizim të zgjedhjeve

Ibrahimi: Kosova ka krijuar traditë për organizim të zgjedhjeve

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:06

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

Sazan Ibrahimi kryetar i Asociacionit të komunave të Kosovës, tha se Republika Kosovës ka krijuar traditë për organizim të zgjedhjeve të mira.

“Kemi krijuar traditë për zgjedhje, këto zgjedhje janë më ndryshe për shkak të pandemisë”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij komunat kanë nevojë për investime dhe këto bëhen me përkrahjen edhe të qeverisë.