Përparim Rama pas votimit: I ftoj qytetarët ta zgjedhin të ardhmen e qytetit
Foto: Laura Hasani

Përparim Rama pas votimit: I ftoj qytetarët ta zgjedhin të ardhmen e qytetit

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:16

Në zgjedhjet lokale,që po mbahen sot, votën e ka hedhur edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka thënë se kjo ka qenë një kampanjë fenomenale.

“Ka qenë një kampanjë fenomenale, ka qenë fer. Jam më i lumtun që jetoj në një shtet demokratik të Kosovës, ku kemi të drejtë të japim votën tonë”, tha Rama.

Ai po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë dhe ta zgjedhin të ardhmen e qytetit.

"Ju dua të gjithëve”, përfundoi Rama. /Zëri