Osmani apel qytetarëve: Dilni të votoni, aplikoni masat ndaj COVID-19

Osmani apel qytetarëve: Dilni të votoni, aplikoni masat ndaj COVID-19

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përcjellë nga bashkëshorti Prindon Sadriu dhe binjaket e tyre, ka ushtruar të drejtën e votës, shkruan Zëri.info

Osmani tha se sot qytetarët do të votojnë për kualitetin e jetës së tyre.

“Sot qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të vendit tonë do votojnë për kualitetin e jetës së tyre. Votojnë për komunat e tyre për udhëheqësinë që do ta determinojë se si do të jetë jeta e tyre në komunat që jetojnë.Prandaj i ftoj që në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë process zgjedhor. Ta dëshmojnë se qytetarët e Kosovës në radhë të parë e mundësojnë dhe në radhë të dytë e mbrojnë çdo process demokratik që ka të bëjë me jetën e tyre”, tha ajo.

Në fund, presidentja bëri apel që qytetarët t’i reskeptojnë masat anti-COVID-19, duke shtuar se shëndeti është prioriteti kryesor.

“Shpresoj që zgjedhjet të kalojnë pa asnjë incident. Utoj sërish të respektohen masa sepse është më rëndësi të dalin në numër sa më të madh por edhe masat të aplikohen sepse shëndeti i qytetarëve është prioritet mbi prioritete”, përfundon Osmani. /Zëri