Ambasada e Italisë në Kosovë bën thirrje për të votuar

Ambasada e Italisë në Kosovë bën thirrje për të votuar

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:52

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet lokale, që po mbahen këtë të diel.

Në një postim në Twitter, Ambasada porositi të mos humbet rasti për të votuar, për ta bërë zërin tonë që të dëgjohet.

“Zgjedhjet lokale po mbahen në 38 komuna në tërë Kosovën. Më shumë se 40 mijë të rinj kanë mundësinë të votojnë për herë të parë. Kalofshi një ditë të bukur zgjedhore. Mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë.