Abdixhiku: 17 tetori, dita e rikthimit të madh të LDK-së

Abdixhiku: 17 tetori, dita e rikthimit të madh të LDK-së

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 22:34

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka konsideruar 17 tetorit si ditë të rithimit të madh të partisë së tij.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja ja fituar në tri komuna, ndërsa në kryeqytet ka siguruar balotash, ndëra është duke prirë në disa komuna tjera, transmeton Zeri.info.

“Lidhja Demokratike e Kosovës këtë mbrëmje të 17 tetorit e sheh si datë të rikthimit të madh. LDK-ja me kandidatin e saj ka siguruar raundin e dytë në Prishtinë, dhe nga aty ne kemi përfunduar garën në raund të parë në këto komuna: Në Pejë me kryetar Gaz Muhaxhirin, në Lipjan me kryetar Imri Ahmetin, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berishën, dhe jemi duke prirë në Gjilan dhe në Podujevë në Llap me rikthimin tonë të madh”, ka thënë Abdixhiku në konferencë për media.

Ai shtoi se LDK-ja në Viti, Vushtrri dhe në komunën e Dragashit dhe do të shkojnë në raund të dytë edhe në komunën e Junikut. /Zëri