Krasniqi: Kemi fituar në pesë komuna dhe shkojmë në balotazh në shtatë të tjera

Krasniqi: Kemi fituar në pesë komuna dhe shkojmë në balotazh në shtatë të tjera

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 22:48

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur në një konferencë për media në lidhje me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e kësaj të diele.

Krasniqi ka treguar se PDK-ja ka fituar pesë komuna dhe do të shkojë në balotazh në shtatë komuna tjera, raporton Zeri.info.

"Bazuar në të dhënat nga terreni, PDK-ja ka ftuar pa balotazh në Mitrovicën e Jugut, Ferizaj, Skenderaj, Kaçanik dhe Han të Elezit, ndërsa në balotazh do të shkojë në Prizren, Drenas, Vushtrri , Shtime, Dragashin, Malishevën dhe Klinën”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka falënderuar edhe kandidatin e PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili i cili sipas rezultateve aktuale të KQZ-së, ka dal i treti. /Zëri