Rrustemi i LVV-së e pranon humbjen, uron Ahmetin për fitoren në Lipjan

Rrustemi i LVV-së e pranon humbjen, uron Ahmetin për fitoren në Lipjan

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 23:25

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e LVV-së Adnan Rrustemi, ka uruar Imri Ahmetin e LDK-së për fitoren në Lipjan.

Rrustemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asamblistët e zgjedhur të LVV-së do të jenë aty për t'u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik.

"Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t'u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik.

Unë falenderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar", ka shkruar ai.

Ai ka disa fjalë për aktivistët e LVV-së në Lipjan.

"Ndërsa, aktivistë të dashur e të mrekullueshëm, ju keni bërë një punë të jashtzakonshme. Me fushatën dinjitoze i keni dhënë peshë Lipjanit dhe e keni nderuar atë, e mua më keni bërë borxhli të përjetshëm. Me atë çfarë kam parë në dijen, kreativitetin e përkushtimin e juaj, jam krejt i bindur që shumë shpejt, Lipjani ju përket juve ashtu sa ju Lipjanit", ka përfunduar Rrustemi. /Zëri