Ismaili reagon pas rezultateve në Prishtinë

Ismaili reagon pas rezultateve në Prishtinë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 18, 2021 - 00:24

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pasi rezultatet preliminare e nxjerrin të tretin në kryeqytet.

Ismaili ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në votime, ndërsa ka thënë se sot një frymë e re doli në pah në kryeqytet, transmeton Zeri.info.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Faleminderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë - që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Faleminderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon”, ka shkruar Ismaili. /Zëri