Lladrovci, për herë të dytë në balotazh

Lladrovci, për herë të dytë në balotazh

Zgjedhjet Lokale 2021 October 18, 2021 - 00:42

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, do të provojë për herë të dytë garën e balotazhit.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, Ramiz Lladrovci në zgjedhjet e kësaj të diele ka marrë 45,79% të votave, ndërsa do të ballafaqohet në balotazh me kandidatin nga "Demokratët për Drenasin, Driton Ajazi i cili ka marrë 30,72% të votave.

Kujtojmë se Lladrovci në balotazh kishte shkuar edhe në zgjedhjet e vitit 2016, kur në Drenas u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme, në atë kohë Lladrovci në raundin e parë kishte marrë reth 45%, ndërsa Isa Xhemajlaj nga Nisma rreth 26%. /Zëri