Ja sa vota mori kandidati i AAK-së në Malishevë, i cili thoshte se në kohë të lirë lexon lektyra

Ja sa vota mori kandidati i AAK-së në Malishevë, i cili thoshte se në kohë të lirë lexon lektyra

Zgjedhjet Lokale 2021 October 18, 2021 - 08:03

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka marrë 4,30 për qind të votave.

Kështu bëjnë të ditur të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Berisha ishte bërë i njohur gjatë fushatës me një deklaratë në televizionin Klan Kosova.

Ai ka thënë se në kohë të lirë lexon lektyra.

Image

I pari në Malishevë ka dalë kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 7 mijë e 316 vota, ose 34.30 për qind.

Ai do të përballet në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilajn, i cili ka dalë i dyti me 6 mijë e 200 vota, ose 29.07 për qind.