Sa vota mori iniciativa e shqiptarëve të bashkuar në Mitrovicë të Veriut?

Sa vota mori iniciativa e shqiptarëve të bashkuar në Mitrovicë të Veriut?

Zgjedhjet Lokale 2021 October 18, 2021 - 10:55

Në Mitrovicën e Veriut të gjitha partitë dhe kandidatët ishin të bashkuar në një listë, të cilën patën vendosur ta quanin iniciativa qytetare “Mitrovica”.

E udhëhequr nga Erden Atiq i Lëvizjes Vetëvendosje, kjo iniciativë për kryetar komune me Atiqin ka marrë 1.022 vota, përballë Milan Radojeviqit të Listës Serbe me 10.769 vota.

Kurse në garë për asamble komunale IQ “Mitrovica” ka marrë 780 vota, ose 7,11% të totalit. /Zëri