Ky është kandidati që u tërhoq nga politika, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale

Ky është kandidati që u tërhoq nga politika, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet Lokale 2021 November 14, 2021 - 22:27

Pasi humbi garën për të parin e Malishevës, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj do të tërhiqet nga politika.

Kilaj ka thënë se dëshiron që Malisheva të ec rrugës së zhvillimit dhe përparimit.

“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borxh gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtë të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Kilaj në facebook.

Ndërkohë që sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Malishevë ka fituar Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar 53.19 %, ndërsa Kilaj 46.81%.