Kuçi i AAK-së pranon humbjne dhe jep dorëheqje nga partia pasi humbi Junikun pas 12 viteve

Kuçi i AAK-së pranon humbjne dhe jep dorëheqje nga partia pasi humbi Junikun pas 12 viteve

Zgjedhjet Lokale 2021 November 17, 2021 - 22:11

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka pranuar humbjen e zgjedhjeve në këtë komunë të cilën e drejtoi për 12 vjet.

Kuçi ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve, duke dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Junik, transmeton Zeri.info.

"Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur", ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Teë dashur qytetareë teë Junikut,

Bashkeëvendas teë respektuar!

Më lejoni qeë fillimisht teë ju falënderoj peër besimin qeë keni treguar me vite teë teëra, në radhë të parë ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe mua si kryetar i Degës dhe kryetar i Komunës për 12 vjet me radhë, duke na beëreë fitues (zgjedhje lokale dhe nacionale) neë meë shumeë se 9 procese zgjedhore, pra, që nga viti 2009 e tutje!

Natyrisht se kjo besnikëri dhe punë e palodhshme e juaja e përshkuar me ndershmërinë më të lartë meriton konsideratën dhe respektin e përjetshëm. Prandaj nuk hezitoj ta them hapur se për të gjitha sukseset e arritura sot e 12 vjet për ta bërë Junikun tonë më të mirë e më të bekuar, ua dedikoj Juve, qytetarë të dashur, sepse e them pa modesti, ju jeni motivi dhe kryefjala e suksesit dhe të arritura të admirueshme të Komunës sonë të Re.

Rezultati i publikuar nga KQZ, tregon qeë ne nuk kemi fituar në garën për kryetar të Junikut. Ndaj, unë edhe njëherë dua t’i falenderoj nga zemra të gjitha strukturat drejtuese teë Aleancës peër punën dhe angazhimin e jashteëzakonshëm, aktivistët e simpatizanteët toneë besnik, dhe gjitheë qytetareët junikas, për kulturën e larteë dhe maturineë e treguar peërballeë njeë fushate teë egër e linçuese ndaj meje dhe familjes sime. Koha ka për të dëshmuar këtë.

Faleminderit qeë na besuat voteën tuaj, duke na konfirmuar edhe keësaj radhe si partia e pareë neë Junik, peërkundër rezultatit neë balotazh, teë kampit rival, qeë ishin tri parti neë koalicion teë peërbashkeët (LDK, VV dhe PDK) peërballë nesh, si parti e vetme!

Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur.

Unë, ju siguroi se do teë jemi si gjithnjë bashkeë, sonte nesër e përgjithmonë në jetën peërditshme, ne puneë, neë gëzime e hidheërime, dhe neë proceset e sfidat e radheës!

Sepse Juniku ynë i zemrës qëndron mbi të gjitha.

Udhëheqjes së re të Komunës i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese!

Zoti ruajt dhe bekoftë qytetarët dhe komunën e Junikut !

Ju Faleminderit nga zemra!

I juaji peërgjithmoneë!

Agron Kucëi Junik