Çitaku: Prizrenasit kanë folur, për keqardhje që LVV-ja po e refuzon vullnetin e tyre

Çitaku: Prizrenasit kanë folur, për keqardhje që LVV-ja po e refuzon vullnetin e tyre

Zgjedhjet Lokale 2021 November 20, 2021 - 14:18

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pasi dega e LVV-së në Prizren ka kërkuar nga organet kompetente të hetuesisë që të ketë hetim në lidhje me procesin e votimit në këtë komunë.

Sipas LVV-së, ka pasur presione ndaj votuesve në hyrje të vendvotimeve.

E për këtë, Çitaku ka thënë se është për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve.

Ajo thotë se vota e qytetarëve të Prizrenit është numëruar dhe rezultati duhet pranuar.

“Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar. Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë se në Prizren, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara sot nga KQZ-ja, fitues është konfirmuar kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, duke e mposhtur për rreth 1000 vota kryetarin tashmë në largim të LVV-së, Mytaher Haskukën.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, tha se të gjitha subjektet politike dhe kandidatët, në afat brenda 24 orëve, mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rezultatet e shpallura sot. /Zëri