Lekaj: AAK dhe PDK ia dhanë fitoren Përparim Ramës

Lekaj: AAK dhe PDK ia dhanë fitoren Përparim Ramës

Zgjedhjet Lokale 2021 November 21, 2021 - 20:47

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përkrahur Përparim Ramën, kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Përveç AAK-së, Ramën e ka përkrahur edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Kështu ka thënë për “InDoks”, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, derisa është shprehur i bindur se 75% e elektoratit të partisë së tij e ka votuar Ramën dhe jo Vitinë.

“Është e vërtetë sepse nuk është zbuluar deri në ditët e fundit se kë e kemi përkrahë, e them me plotë kuptimin e fjalës që elektorati i AAK-së është rreshtuar për Ramën dhe e ka votuar, nuk mund të them 100% po për mbi 75% e kanë votuar z.Rama dhe ajo diferenca është bërë nga Aleanca nga PDK dhe qytetarët e tjerë që kanë menduar që me z.Rama do të përfiton Prishtinë”, ka thënë Lekaj.

Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka fituar 40,659 vota apo 51.07% të votave. Kundërkandidati i Ramës, Arben Vitia i LVV-së ka fituar 38,958 apo 48.93% të votave.