Abrashi: Po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për veteranët!

Aktuale December 03, 2016 - 19:58

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka theksuar se janë duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje për veteranët.

Ai në një shënim në Facebook tha se do të vazhdojnë “konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme edhe më të madhe për veteranët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së”.

Shënimi i plotë:

Gjate dy ditëve të fundit, është zhvilluar Punëtoria për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/l -26 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po marrin pjesë drejtuesit kryesor të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të komisionit qeveritar, të dikastereve të Qeverisë dhe MPMS-së si dhe të shoqërisë civile.

Gjatë debateve tejet konstruktive kanë ardhur në shprehje qëndrime plotësisht të njejta për shumicën e çështjeve të rëndësishme që duhet t’i adresojmë së bashku. Do të vazhdojmë konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme edhe më të madhe për veteranët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së.