Berisha mesazh ngushëllimi kundërshtarit të tij të betuar

Aktuale December 03, 2016 - 23:23

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani, i cili ndërroi jetë sot në një spital të Romës pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Në mesazhin ngushëllues në Facebook, Berisha thotë se Andrea Stefani ishte kritik dhe kundërshtar e tij dhe ndarja nga jeta do t’i mungojë debatit politik në vend.

Mesazhi i ngushëllimit i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Ngushellim!

Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone.

Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit dhe miqve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta! Sb./albeu