Urimi i Presidentit për Krishtlindje

Aktuale December 24, 2016 - 18:50

“Në këtë natë të shenjtë Krishtlindjeje, të gjithë besimtarëve katolikë iu uroj shumë gëzime, dashuri e mirëkuptim në familjet e tyre”, ka shkruar Presidenti i Kosovës në llogarinë e tij në Facebook.

 “Ky vit na solli gëzime të gjithëve”, shkruan Hashim Thaçi.

Ai ka përmendur disa nga ato që i ka cilësuar si të arritura të shqiptarëve për vitin 2016.

“U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike”.

“Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij në Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim”.

“Nata e sotme është kohë kur u gëzohemi të mirave e begative që na sjell jeta dhe festojmë me njëri-tjetrin.

Por, përveç festës, është kohë kur reflektojmë edhe për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve, shtetit dhe gjithë shoqërisë”, shkruan Thaçi.