Ahmeti tregon cilat janë 'qefet' e kundërshtarëve të tij

Aktuale December 24, 2016 - 18:58

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook për atë se si kanë dëshirë ta shohin kundërshtarët e tij politik atë dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Porse, Ahmeti ka shkruar se nuk e ka ndërmend t’i dëgjojë e t’i marrë parasysh dëshirat e të tjerëve.

Më poshtë statusi i plotë i Ahmetit.

Kanë qef mos me ardh autobusat!

Kanê qef mos me u ndal ndërtimet pa leje!

Kanë qef me pas korrupcion ne Prishtinë!

Kanë qef mos me funksionu qendrat e mjekësisë familjare!

Kanë qef mos me u ndërtu mbi 200 km rrugë!

Kanë qef mos me u zgjeru ndriçimi publik!

Kanë qef mos me u hap asnjë çerdhe!

Kanë qef mos me u reformu tatimi në pronë!

Kanë qef mos me pas ujë 24 orë!

Kanë qef me qëllu naj qumësht i prisht në 20 mijë që i shpërndajmë çdo ditë!

Kanë qef kiflet me qenë bajat!

Kanë qef me pas sa më shumë gropa!

Kanë qef me pas aksidente në borë!

Kanë qef me ndodh sa më shumë sene të këqija në Prishtinë!

Kanë qef mos me përmend askush në botë Prishtinën për të mirë!

Kanë qef unë mos me fol për nivelin qendror!

Kanë qef unë me lëshu Vetëvendosjen!

Kanë qef me më ble naj biznismen!

Kanë qef me i lënë rahat në hajni e krim!

Kanë qef mos me u rikandidu unë!

Po po kanë qef!!!

Po qefet e tyre moti spo i dëgjojna!