Radhë të gjata në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë (Foto)

Aktuale December 25, 2016 - 21:18

Qendra e Mjekësisë Familjare e cila gjendet në afërsi të “Medresesë”, këtë mbrëmje është përballur me fluks të madh të pacientëve, raporton “Zeri.info”.

Përmes fotografive që ka dërguar në adresë të redaksisë sonë një lexues, shihet se shumë pacientë janë duke pritur në radhë për t’u kontrolluar.

Madje në këtë fotografi, shihet qartë se disa prej tyre janë edhe në gjendje më të rëndë. /Zeri.info/  

Image