Haxhi Shala: ‘Srpska’e ka bërë Kosovën jofunksionale

Aktuale December 28, 2016 - 20:48

Beogradi zyrtar, nëpërmjet Listës Serbe e ka bërë Kosovën jofunksionale, ka thënë Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovën. Lista Serbe, sipas tij, dirigjohet nga Beogradi.

Shala, në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, ka thënë se Lista Serbe i ka shantazhuar institucionet e Kosovës.

Sa i përket akuzave të kryeministrit Isa Mustafa se opozita për përfitime elektorale e ka bllokuar çështjen e demarkacionit dhe liberalizimin e vizave, Shala ka thënë se i pari i Ekzekutivit në vazhdimësi dështimet është munduar t’ia hedh opozitës.