Mustafa: UÇK-ja luftoi kundër gjenocidit serb

Aktuale December 28, 2016 - 21:49
Kryeministri Mustafa ka folur edhe për Gjykatën Speciale për ç’gjë ka thënë se përbën shqetësim pasi njerëzit e Kosovës do të gjykohen atje.

“Ne duhet të besojmë në institucionet e BE-së dhe besojmë se njerëzit që kanë luftuar për të mbrojtur Kosovën do të dalin të pastër, sepse ushtarët e UÇK-së nuk e kanë nisur luftën as gjenocidin, por luftuan kundër gjenocidit të forcave serbe”, është shprehur Mustafa.

Mustafa për zhvillimet e fundit politike lidhur me Listën Serbe ka deklaruar se qeveria e Serbisë nuk mund të vendosë për Qeverinë e Kosovës dhe se liderët serbë në Beograd mund të japin deklarata e instrumente por ato mbesin veç atje

“Ne jemi Qeveria e Kosovës dhe asnjë ultimatum të tyre nuk kemi me realizu. Nëse ata duan që t’i mbajnë jashtë, munden t’i mbajnë edhe 10 vjet”, ka deklaruar Mustafa.

“Ta harrojnë se s’do të mund t’i realizojnë interesat e Beogradit në Qeveri të Kosovës”.

Kryeministri ka shtuar në RTK se serbët kanë hyrë me vota në institucione dhe duhet ta masin interesin e vet nëse do të angazhohen për qytetarët serbë të Kosovës.